Qesh më shumë!
17. Tetor E Shtunë

“Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi” Psalmi 126:2 NLT

Perëndia i ka krijuar emocionet njerëzore që ti ndjen. Ai të ka krijuar që të qash kur je i trishtuar dhe të qeshësh kur je i gëzuar: “Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell...një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur” (Predikuesi 3:1, 4 NLT). Jezusi tha: “Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjoni 15:11 KJV). Pyetje: Sa shpesh qesh? Doktorët thonë se e qeshura ka efekte shëruese të pabesueshme mbi trupin tënd. Ajo gjithashtu ka efekte shëruese të pabesueshme mbi mendjen dhe shpirtin tënd. Ndalo dhe mendo për ditët që ke qeshur, madje edhe kur s’kishe ndonjë gjë reale për të qeshur. Ti ishe larg prej Perëndisë dhe i lidhur nga zakone mëkatare, por Ai të ka bërë të lirë apo jo? Në Dhjatën e Vjetër ne lexojmë: “Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen...goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: ‘Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta’. Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim” (Psalmi 126:1-3 NLT). Nëse Perëndia të ka bërë të lirë, atëherë ti me të vërtetë ke diçka për të qeshur. Ndalo së qeni kaq “i ashpër” për çdo gjë! Të presësh përsosmërinë prej vetes tënde; rritja jote e ngadaltë në Perëndinë; jeta jote e lutjes e mangët; dështimi për të mësuar përmendësh më shumë vargje nga Shkrimi; frika jote për të ndarë besimin me të tjerët, etj. Ne mbajmë mbi vete barra të tilla të rënda. Nëse je një njeri me “të qeshur të dëmtuar”, do të të duhet të punosh me këtë. Është e lehtë të gjesh plot gjëra për t’u shqetësuar, por të jesh i gëzuar, ndonjëherë do një ndihmë nga ana jote. Prandaj, fjala për ty sot është – qesh më shumë!