Fillo me pak dhe mbaj një qëndrim fitimtari
25. janar e diel

“Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla?” Zakaria 4:10

Juani u rrit në Puerto Rico, bir i një përgjegjësi plantacionesh kallami sheqeri. Vinte nga një familje prej tetë vetash, jetonte në një kasolle me tre dhoma, me dysheme prej dheu dhe pa tualet. Puna e tij e parë, në moshën gjashtë vjeçare, ishte nxjerrja e buajve me parmendë për të pluguar fushat e kallamave. Ai punonte tetë orë në ditë dhe fitonte vetëm një dollar. Juani tha se në fushat e kallamave ai mësoi gjëra të rëndësishme si të vinte në punë në kohë, të punonte fort dhe të ishte besnik dhe i respektueshëm ndaj punëdhënësve të tij. Puna dhe rroga e tij e vogël ishin një burim i madh i vetëbesimit të tij. Në moshën shtatë vjeçare ai gjeti punë tek një fushë golfi për të marrë topat për lojtarët e golfit dhe filloi të ëndërronte të luante golf dhe të fitonte para mjaftueshëm për të blerë një biçikletë. Sa më shumë ëndërronte, aq më shumë mendonte: “Pse jo?”. Ai bëri një shkop golfi me një degë guave dhe një copë llulle, dhe e ktheu një kanaçe teneqeje në top. Më pas, ai gërmoi dy gropa të vogla në tokë dhe e godiste topin një herë tek njëra dhe më pas tek tjetra. Ai praktikoi “golfin” e tij me të njëjtën forcë me të cilën punonte në fushat e kallamave dhe u bë i mirë – shumë i mirë.

Në tridhjetë e një vitet e tij si golfist profesionist, Juan “Chi Chi” Rodriguez fitoi tetë evente turi PGA dhe njëzet e katër turne dhe ishte i pari portorikan që u vendos në Sallën e Famës Botërore të Golfit. Çfarë mund të mësojmë nga ai? Dy gjëra: (1) Ji i gatshëm të fillosh me pak. Bibla thotë: “Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla?” (2) Ji i gatshëm të mendosh për gjëra të mëdha, sepse i shërben një Zoti të madh (Shiko Efesianëve 3:20).