Kur dëshiron për shoqëri
12. maj e martë

“Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu” Zanafilla 2:22

Perëndia e njohu nevojën tonë për shoqëri kur tha: “’Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm’…Pastaj Zoti Perëndi…formoi një grua dhe e çoi te njeriu” (v. 18, 22). Shumica prej nesh jemi qenie shoqërore që jemi në formën tonë më të mirë pranë të tjerëve. Ne mbledhim energji dhe mbështetje prej tyre. Por ka nga ata që ndiejnë një ndjenjë turpi kur pranojnë vetminë e tyre. Ata dëshirojnë njerëz me të cilët të ndajnë jetën, por ndiejnë se duhet të bëjnë sikur nuk kanë nevojë për askënd. Nuk duhet të ndihesh i turpëruar që dëshiron dashuri dhe lidhje shoqërore. Të pranosh dëshirën tënde për t'u dashur dhe të bësh një hap drejt përfshirjes në të vërtetë kërkon guxim. Të pranosh se je një person që ka nevojë të lidhet është e shëndetshme. Por problemet lindin kur nevoja jote për shoqëri të kontrollon. Kur bën kompromis me vlerat e tua për t'u pranuar, rezultatet janë gjithmonë negative. Të kapesh pas njerëzve të tjerë pa kuptuar se kush janë ata ose çfarë përfaqësojnë është e pashëndetshme. Dhe pasojat mund të kenë jo vetëm efekte gjatë gjithë jetës, por ndonjëherë edhe pasoja kërcënuese për jetën.

Vendimet e mençura në lidhje me marrëdhëniet nuk duhen marrë kurrë me një mendje të sunduar nga frika e vetmisë ose e dëshpërimit. Nëse ndodhesh në këtë pikë, të qënurit beqar është një alternativë më e mirë tani. Ka nevojë të jetë vetëm e përkohshme. Prandaj, bëj këto tre gjëra: (1) Kërkoji Zotit të të udhëzojë: “Perëndia bën që i vetmuari të jetojë në familje” (Psalmi 68:6). (2) Jeto sipas vlerave që do të doje që edhe i dashuri yt të ketë. (3) Fillo me atë që ke për të dhënë dhe ndarë me të tjerët, në vend që të fillosh me nevojat e tua të paplotësuara.