Trego hir kur je nën sulm
17. shtator e mërkurë

“Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit” Romakëve 12:18

Autori Chuck Swindoll thotë se kur ai ishte një djalë i ri, ai nuk e kuptonte dot se si dy njerëz të cilët e donin Zotin dhe i besonin Biblës mund të dilnin në përfundime të ndryshme: “Në mënyrën time të ngushtë të të menduarit unë isha i bindur se të gjitha mendjet e perëndishme kishin të njëjtat bindje… Shumë shpejt zbulova se nuk kishte vetëm mendime të ndryshme, por Perëndia bekonte dhe ata të cilët nuk ishin dakord me mua…Ai nuk është aq mendjengushtë sa shumë prej njerëzve të Tij…Është shumë më e thjeshtë të jetosh me Perëndinë…tolerant…plot me më shumë hir dhe falje se të gjithë ne”.

Në mënyrë që të tregosh hir kur je nën sulm, duhet të kuptosh dhe pranosh këto dy gjëra: 1) Mendimet dhe bindjet e njerëzve do të jenë ndryshe nga të tuat shumicën e kohës. Po, nuk duhet të bësh kompromis me të vërtetat dhe vlerat thelbësore të Biblës, por nuk të kushton më shumë të jesh me takt dhe i hirshëm sesa të jesh kritik dhe thumbues. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur përballja dhe korrigjimi janë të nevojshëm. Pali shkruan: “Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymërorë, lartësojeni me frymë butësie” (Galatasve 6:1). Ki parasysh fjalët “me frymë butësie”. 2) Këndvështrimi i çdokujt ka një farë vlere. Kur rritesh në një shtëpi që funksionon me një gjykim drejtësie të prerë, ai që “ka të drejtë” lavdërohet ndërsa ai që “e ka gabim” vihet poshtë. Dhe kjo është për të ardhur keq, sepse zakonisht nuk është çështje: “unë kam të drejtë dhe ti e ke gabim”, por është më shumë: “unë e shoh në këtë mënyrë ndërsa ti në mënyrë tjetër”. Kështu që, para se të luftosh, pyete veten se çfarë është më e rëndësishme: nevoja jote për ta korrigjuar këtë person apo për t’u lidhur me ta.