Mos fol me “dy kuptime”
19. shtator e shtunë
“Nga e njejta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu” Jakobi 3:10 Mos fol me “dy kuptime”
Vini re se çfarë thotë Bibla për një gjuhë të pakontrolluar: “Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit … Nga e njejta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu. Mos vallë burimi nxjerr nga e njejta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur? A mundet të prodhojë fiku ullinj, ose hardhia fiq?” (vargjet 9–12).
Indianët vendas të Amerikës paralajmëronin të mos i besoje një personi me “të folur me dy kuptime”. Ai do të thotë një gjë në një kohë dhe në një vend, dhe të kundërtën në një kohë tjetër e në një vend tjetër. Bibla thotë: “Nuk duhet të ishte kështu!” Ne mashtrojmë veten nëse mendojmë se mund ta kalojmë jetën duke folur me një gjuhë me dy kuptime. Fjalët tona janë një barometër i asaj që ndodhet vërtet në zemrat tona. Prandaj Solomoni shkroi: “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës” (Fjalët e Urta 4:23). Nganjëherë mjeku të kërkon të nxjerrësh gjuhën gjatë një kontrolli. Pse? Sepse problemet e brendshme shpesh mund të dallohen nga shtresa ose veshja mbi gjuhë. Një mjek i aftë nuk do ta pastronte thjesht gjuhën dhe të të dërgonte në shtëpi. Jo — ai do të përcaktonte burimin e problemit dhe pastaj do ta trajtonte atë. Po kështu, një zemër e dorëzuar Perëndisë prodhon një gjuhë që është nën kontrollin e Frymës së Tij të Shenjtë. Edhe një herë, Solomoni thotë: “Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë” (Predikuesi 10:12).

