Perëndia dhe paraja jote (4)
21. Maj E Enjte

“Por paraja i përgjigjet çdo nevojtari” Predikuesi 10:19 KJV

Bibla mëson se Perëndia dëshiron që ti të kesh para mjaftueshëm: (1) Për të siguruar për nevojat e familjes sate dhe për t’i ndihmuar ata që të kenë sukses. “Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar” (1 Timoteut 5:8 KJV). (2) Për të dhënë të dhjetën dhe për të financuar veprën e Tij. “‘Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë’, thotë Zoti i ushtrive, ‘nëse unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe  nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini’” (Malakia 3:10 NIV). (3) Për  të paguar taksat dhe detyrimet e tua. Në përgjigjie të pyetjes: “A është e drejtë që t’i paguajmë taksë Cezarit apo jo?”, Jezusi iu përgjigj: “Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë” (Mateu 22:17-22 NLT). (4) Për ta çuar Fjalën e Tij në katër cepat e botës. “Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon? Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar?” (Romakëve 10:14-15 NKJV). (5) Për të ndihmuar të varfërin dhe nevojtarin. “Aleluja! Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij…Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë... Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë” (Psalmi 112:1, 3, 9 NKJV). Kur arsyeja jote për të kërkuar para është të përmbushësh vullnetin e Perëndisë dhe të bekosh të tjerët, Perëndia do të të nderojë.