Puno me imazhin që ke për veten
26. Mars E Enjte

‘Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim’ Psalmi 139:16 TLB

Iyanla Vanzant ka thënë: ‘Çdo gjë që të ndodh është një reflektim i asaj që ti beson për veten tënde. Ne nuk mund...të tërheqim drejt vetes më shumë se sa mendojmë se vlejmë’. Kjo do të thotë se mënyra se si ne e shohim veten përcakton llojin e marrëdhënieve që ne formojmë. Shumë prej nesh kanë një vetë-vlerësim të ulët. Ne i konsiderojmë të gjithë të tjerët si më shumë të rëndësishëm se sa vetja jonë dhe mendojmë se përmbushja e nevojave të tyre është shumë më e rëndësishme se sa përmbushja e nevojave tona. Ne e krahasojmë veten dhe i lejojmë të tjetërt që të përcaktojnë atë që ne jemi dhe bëhemi të varur prej miratimit të tyre për të mbështetur identitetin tonë. Por është një goditje ndaj Perëndisë që të shikosh një person tjetër dhe të thuash: ‘Sa do të doja të isha si ai/ajo’. Perëndia të ka krijuar për qëllimin e Tij, që ti të mund të reflektosh një aspekt unik të lavdisë së Tij. Si besimtarë në Krishtin, neve na është dhënë një identitet i ri si fëmijë të Perëndisë. Ne nuk u krijuam që të jetonim të varur ndaj një personi tjetër. Në fakt, Perëndia është duke na restauruar në imazhin e Birit të Tij dhe duke na bërë të plotë (shiko 2 Korintasve 3:18). Në Të, ne nuk kemi pse të kemi frikë për të qenë ata që jemi me të vërtetë. Ka ardhur koha që të zhvillosh një mendim të vërtetë për veten tënde të bazuar tek e vërteta që Perëndia të ka krijuar ty krejtësisht, saktësisht, mrekullisht dhe në mënyrë unike për të qenë ti – krijim unik për të cilin nuk ka krahasim. Psalmisti shkroi: ‘Në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua...Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!’ (Psalmi 139:16-18 TLB).