Gjithnjë pranoje varësinë tënde tek Perëndia
23. qershor e martë

“Aftësia jonë vjen nga Perëndia, i cili na bëri të aftë” 2 Korintasve 3:5-6

Në librin e tij klasik të quajtur Lutja, Dr. O. Hallesby shkroi: “Lutja dhe paaftësia janë të pandashme. Vetëm ata që janë të paaftë mund të lutem me të vërtetë… Lutja përbëhet thjesht nga të treguarit Zotit ditë pas dite se në çfarë mënyrash ndihemi të paaftë. Ne shtyhemi të lutemi sa herë Fryma e Perëndisë…na thekson sërish paaftësinë tone dhe kuptojmë sa të pafuqishëm jemi nga natyra për të besuar, për të dashuruar, për të shpresuar, për të shërbyer, për të bërë sakrifica, për të vuajtur, për të lexuar Biblën, për të lutur dhe për të luftuar kundër dëshirave tona mëkatare”.

Tani le të qartësohemi: Ndjenja e paaftësisë është e ndryshme nga ndjenja e dëshpërimit ose e pavlefshmërisë; është thjesht njohja e varësisë sonë totale tek Perëndia. Jezusi tha: “Pa Mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5). Perëndia kurrë nuk do t’ju japë një detyrë që nuk kërkon pjesëmarrjen e Tij, favorin e Tij dhe hirin e Tij fuqizues. Çdo veprim i Perëndisë në jetën tuaj është projektuar për të rritur, jo për të zvogëluar, varësinë tuaj tek Ai. Nëse mund ta bëni pa Perëndinë, duhet të ndaloni dhe të pyesni veten: “A është ky me të vërtetë nga Perëndia?”. Pali shkroi:
“Dhe këtë besim ne e kemi në Perëndinë me anë të Krishtit; jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia” (2 Korintasve 3:4-6). Davidi gëzonte të gjitha privilegjet e të qenit mbret, megjithatë ai shkroi: “Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im” (Psalmi 40:17). Pra, fjala për ty sot është: kurrë, kurrë, mos e humb ndjenjën e varësisë nga Perëndia.