Si të merresh me dekurajuesit
29. shtator e martë
“Duke u larguar prej tij, iu drejtua një tjetri” 1 Samuelit 17:30
Personi i parë që u përpoq ta demoralizonte Davidin për të luftuar kundër Goliathit ishte vetë vëllai i tij. “Kështu Eliabi u zemërua me Davidin dhe tha: ‘Pse erdhe këtu? Kujt ia le ato pak dele në shkretëtirë? Unë e njoh krenarinë tënde … ke zbritur këtu për të parë betejën?’. Davidi u përgjegj: "Ç'kam bërë unë tani?. Nuk ishte veçse një pyetje e thjeshtë!". Duke u larguar prej tij, iu drejtua një tjetri dhe i bëri po atë pyetje” (1 Samuelit 17:28–30). Mos bini në kurthin e dhënies së vëmendjes dhe konsideratës ndaj një dekurajuesi. Kalojeni kohën me ata që shtojnë në ju, jo që ju zvogëlojnë. Edhe Mbreti Saul i tha Davidit: “Ti nuk mund të shkosh të luftosh kundër këtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndërsa ai është një luftëtar qysh në të ritë e tij” (v. 33). Por David nuk shqetësohej për përvojën që kishte Goliathi, sepse ai e dinte se Perëndia i tij është i gjithëfuqishëm.
Sa tragjike është kur ne e kufizojmë besimin tonë vetëm tek ajo që mund të shohim. Të mendosh se jemi të pamjaftueshëm për një detyrë është egoizëm dhe fokusim vetëm tek aftësitë tona pa Perëndinë. Ky mendim i pavarur e përjashton Perëndinë nga ekuacioni dhe e injoron faktin që Ai ka shpallur: forca e Tij përsoset në dobësinë tonë (shiko 2 Korintasve 12:9–10). Emri “Eliab”, vëllai më i madh i Davidit, do të thotë “Perëndia është Ati im.” Sa ironike, sepse ai nuk kishte fare besim te Perëndia. Prandaj, për të përjetuar fitoren, ndoshta së pari duhet të kapërcesh dyshimet dhe mosbesimin e atyre që janë më afër teje.

