Gjithmonë bëj një punë të mirë
22. shtator e martë

“Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante” Zanafilla 2:15

Gjëja e parë që Perëndia bëri kur krijoi Adamin ishte ta vinte në punë. Kjo sepse puna na jep një ndjenjë qëllimi, kuptimi dhe dinjiteti. “Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte”. Pra, Adami ishte kopshtar.

Por pavarësisht nëse ti punon si numërues parash në bankë, tregton valuta në Ëall Street, bën hamburgera në një stendë pranë plazhit, përgatit specialitete makaronash në një restorant me pesë-yje, mbjell pemë të mëdha në pyll, pret dhe shpërndan dru zjarri, trajnon një skuadër, predikon në një bashkësi, publikon libra që shiten shumë, shpërndan gazeta në orët e hershme të mëngjesit, shfaqeh në programin tënd televiziv, kultivon toka të mëdha, pret dhe kujdesesh për barin e lagjes, udhëton si shitës kompjuteri, drejton një kamion të mbushur me makineri, ndërton shtëpi, pastron pishina, mbron çështje para një gjyqtari, apo zgjidh mosmarrëveshje familjare si këshilltar — gjithmonë bëje punën me përpikëri.

Një burrë i mençur njëherë tha: “Çdo punë është një autoportret i personit që e bën atë. Nënshkruaje punën tënde me shkëlqyeshmëri”. Personazhi biblik, Danieli, e bëri këtë. Dhe sikurse kremi mbi tortë, ai u ngrit lart dhe arriti majat në Babiloni. “Danieli shkëlqente mbi prefektët dhe satrapët e tjerë” (Danieli 6:3). Nuk ka punë të vogla, ka vetëm njerëz që i perceptojnë ato si të vogla dhe bëhen të vegjël në kryerjen e tyre. Bibla thotë: “Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht” (Fjalët e Urta 13:4). Prandaj, gjithmonë bëj punë të mirë.