Perëndia flet përmes mendimeve tona
12. Shkurt E Mërkurë

‘Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini çdo gjë’ 1 Gjonit 2:20 NKJV

A ke bërë ndonjëherë bisedë me dikë në mendjen tënde? Ti ke trajtuar njërën anë të çështjes e pastaj tjetrën. Ndaj, mendo për këtë: nëse ti mund të bësh një bisedë me veten tënde në mendjen tënde, a nuk mendon se edhe Perëndia mund të bëjë një bisedë me ty në mendjen tënde? Problemi është, se mendjen tona shpesh tregojnë se janë të pabesueshme për shkak se ne i kemi ndotur ato me shumë plehra; prandaj, ne dyshojmë në aftësinë e Tij për të na folur me anë të mendimeve tona. Në momentin që Perëndia të shpengon, Ai fillon ripërtëritjen e mendjes sate (shiko Romakëve 12:2). Pali shkruan: ‘Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit’ (1 Korintasve 2:16 NKJV). A e kupton këtë? Kur Perëndia të shpëton, Ai fillon të mendojë mendimet e Tij nëpërmjet teje. Ai flet përmes shumë kanaleve – mendja jote është një prej tyre. Bibla thotë: ‘ Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij’ (Filipianëve 2:13 NIV, UK, Botimi 2011). Vëre frazën ‘vullnetin dhe veprimtarinë’. Perëndia në fakt do ta drejtojë vullnetin tënd dhe do krijojë një dëshirë në ty për të bërë gjënë që e kënaq Atë. Dhe Ai është këmbëngulës në drejtimin e Tij. Kur ti ke një dëshirë për të bërë diçka, e cila vazhdon të përsëritet, ky mund të jetë Perëndia që të drejton. Prandaj është jetësore që ta monitorosh mendjen tënde dhe ti filtrosh mendimet që mban aty brenda. Jezusi tha: ‘Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova’ (Gjoni 15:3 NKJV). Laje mendjen tënde çdo ditë në Fjalën e Perëndisë dhe vendose ‘receptorin’ tënd në të njëjtën valë me Perëndinë që të dëgjosh atë që Ai po të thotë.