Mbaji përpara syve përparësitë e tua
1. shkurt e diel
“Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë” Psalmi 90:12
Kur Lee Atwater u bë menaxher i fushatës për presidentin George Bush dhe kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, ai i kishte arritur dy gjërat që donte rreth kohës kur ishte dyzet vjeç. Më pas, ai u diagnostikua me një tumor malinj në tru. Shumë pak para se të vdiste ai shkroi këto fjalë mallëngjyese: “Unë fitova më shumë pasuri, pushtet dhe prestigj se shumica e njerëzve. Por ti mund të fitosh gjithçka që do dhe ende të ndjehesh bosh. Cilin pushtet nuk do ta shkëmbeja për pak më shumë kohë me familjen time? Cilin çmim nuk do ta paguaja për një mbrëmje me miqtë? U desh një sëmundje vdekjeprurëse të më vinte përballë me të vërtetën, por është një e vërtetë që vendi…mund ta mësojë në kurrizin tim. Unë gjendem i shtrirë këtu në krevatin tim, me fytyrën e enjtur prej steroidëve, me trupin tim të padobishëm…
Doktorët ende nuk i janë përgjigjur pyetjes së bezdisur: edhe sa kohë do të jetoj? Disa netë unë mua nuk më zë gjumi, për shkak të frikës se nuk do të zgjohem më kurrë. Kam bërë një rrugë të gjatë që nga dita kur i thashë presidentit Bush se tema e tij “më e sjellshme, më e butë” ishte një ide e mirë, por nuk do të na sillte asnjë votë. I thoja presidentit se ai mund të ishte më i sjellshëm dhe më i butë, por unë nuk do të isha. Sa gabim që e kisha. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë sesa marrëdhëniet dhe asgjë më të ëmbël sesa prekja njerëzore. Nëse je i mençur, përparësitë në jetën tënde do të jenë Perëndia i pari, familja e dyta dhe karriera jote e treta”.
“Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë”.

