I tunduar për të bërë kompromis?
12. Janar E Diel

‘Dhe atij që mund t'ju ruajë nga çdo rrëzim’ Juda 24, MSG

Zgjidh miq që i respektojnë vlerat e tua morale; përndryshe, do të përfundosh nën presion për të bërë kompromis me bindjet e tua për të ruajtur miqësinë e tyre. Ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar! Jozefi i tha jo përparimeve seksuale të gruas së shefit të tij dhe në historinë e tij gjendet një mësim edhe për ty. Ka njerëz në vendin e punës që do të shtypin çdo buton dhe do të shqyrtojnë çdo pikë të dobët që ke në mënyrë që të të ulin në nivelin e tyre. Çfarë duhet të bësh ti? Drejtoju Perëndisë për ndihmë! ‘Por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni’ (1 Korintasve 10:13 NKJV). Kur dikush kërkon që të kompromentojë karakterin tënd, Perëndia premton se ‘do t’ju japë një rrugëdalje’, kështu që ti nuk do të biesh në tundim. Edhe nëse vendimi yt rezulton në penalizimin, largimin ose pushimin tënd, kërkoji Perëndisë për guxim që të bësh gjënë e duhur. Premtimi i Tij për ty është: ‘Unë nderoj ata që më nderojnë’ (1 Samuelit 2:30 KJV). Kujto, është më mirë të jesh vetëm dhe të ecësh me Perëndinë se sa ta japësh veten në tundim, të shkelësh Fjalën e Tij dhe të kompromentosh bindjet e tua duke ‘pranuar kushtet për të qenë i pranuar’. Kur ti qëndron kundra dhe bën gjënë e duhur, ti i jep nder dhe lavdi Perëndisë. Juda shkruan: ‘Dhe atij që mund t'ju ruajë nga çdo rrëzim...të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen’ (Juda 24-25 MSG).