Dil nga ai cep
2. maj e enjte

“Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate” Levitiku 23:22 NKJV

Nën ligjin e Dhiatës së Vjetër, Perëndia i urdhëroi fermerët hebrenj: “Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës suaj dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t'i lini për të varfrin dhe për të huajin” (vargu 22, NKJV). Ruthi po punonte në një cep të errët në një fushë nën pronësinë e një burri të pasur me emrin Boaz, i cili është një shembull i bukur i Jezus Krishtit, Çliruesit tone. Kur Boazi e pa Ruthin, ai e solli atë prej cepit dhe e vuri në mes të fushës së të korrave. Dhe ai i urdhëroi korrësit që të hidhnin grushte me grurë në rrugën e saj që ajo të mos punonte për to (shiko Ruthi 2:16).

Ka një mësim këtu. Një moment i favorit të Perëndisë mund të ndryshojë jetën tënde. Dhe Ai mund ta bëjë përmes dikujt që Ai e ka përgatitur tashmë, dikë që ti nuk e ke njohur akoma.  Ruthi nuk e dinte, por për shkak se Boazi kishte lidhje familjare me vjehrrën e saj, Naomin, ai e vuri atë të ishte ‘shpenguesi’ (shiko Ruthi 3:1-9), dikush që ishte i kualifikuar për të shlyer borxhet e saj dhe për t’u kujdesur për të e për të përmbushur nevojat e saj.

Jezusi tha: “Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas” (Mateu 6:4, NKJV). Ji i sigurt, Perëndia nuk të ka anashkaluar. Të tjerët mund të mos e dallojnë besimin tënd, por ai e vë re dhe Ai ka për të të shpërblyer. Sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve” (Hebrenjve 6:10, NKJV). Një ditë Perëndia do të të thotë: “Dil nga ai cepi!”.