Kontrolloje zemërimin tënd
11. Janar E Shtunë

‘Por i urti e frenon [përdor vetë-kontrollin] dhe e ul’ Fjalët e Urta 29:11 AMP

Bibla thotë: ‘Budallai gjithmonë e humbet toruan dhe e e shfryn gjithë zemërimin e tij, por njeriu i mençur [përdor vetë-kontrollin] e frenon dhe e ul’. Ti mund ta shprehësh zemërimin verbalisht ose nëpërmjet heshtjes. Kur ti e përdor heshtjen si një armë për të lënduar dikë, ti je duke iu drejtuar manipulimit emocional dhe duke u përfshirë në papjekuri fëminore.  Kur ti ishe fëmijë dhe dikush refuzonte të bënte atë që dëshiroje, a e mban mend që thoshe: ‘Unë nuk të kam më shok’? Kjo mund të jetë një sjellje e pranueshme për një fëmijë, por jo për ata që quhen të pjekur frymërisht. Nëse e jep veten ndaj shpërthimeve të shpeshta të temperamentit, ja ku ke disa Shkrime që do të bëje mirë po t’i mësoje përmendësh: 1) ‘Ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet’ (Fjalët e Urta 16:32 NIV, Botimi 2011). 2) ‘Mençuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet’ (Fjalët e Urta 19:11 NIV,UK, Botimi 2011). 3) ‘Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve’ (Predikuesi 7:9 NIV, Botimi 2011). 4) ‘Çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim, sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë’ (Jakobi 1:19-20 NIV, Botimi 2011). 5) ‘Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin’ (Efesianëve 4:31-32 NIV, Botimi 2011). Prandaj, kërkoji Perëndisë që të të ndihmojë që ta vësh nën kontroll zemërimin tënd. Kujto: zemërimi është si zjarri: kur mbahet nën kontroll, ai mund të sjellë ngrohtësi dhe rehati. Por kur del jashtë kontrollit, ai mund të shkatërrojë çdo gjë në shtegun e tij.