Të gjendesh pranë në kohë krize (1)
16. Maj E Enjte

‘Jeni thirrur që të ndihmoni njerëzit në vuajtje’ Romakëve 12:8 MSG

Ti thua: ‘Nuk është përgjegjësia ime. Nuk do të përfshihem!’. Psikologët e quajnë këtë ‘mospërfshirje me dhembshuri’, prirja për të shmangur dhënien e ndihmës ndaj dikujt në telashe. Cilido qoftë motivimi yt, parehatia, vetë-mbrojtja apo indiferenca, ai është i gabuar. ‘Të gjendesh pranë’ është mënyra se si e tregon dashurinë tënde për Perëndinë dhe të afërmin tënd. Dhe të ndihmuarit kërkon dallimin e këtyre tre lloj krizash: 1) Krizat aksidentale ose të atypëratyshme. Këto përfshijnë gjëra të tilla si kërcëimet e papritura ndaj mirëqenies tonë, ngjarje përçarëse, humbje të papritura, zbulimi i një sëmundjeje serioze, vdekja e një njeriu të dashur, një shkatërrim i familjes, humbja e e të ardhurave për të jetuar ose humbja e sigurisë. Jobi i përjetoi të gjitha këto ngjarje sëbashku dhe pyeti veten pse Perëndia lejoi kaq shumë gjëra të këqija që t’i ndodhnin atij. 2) Krizat në zhvillim e sipër. Këto kriza ndodhin në kursin e jetës së përditshme. Ndërrimi i shtëpisë, të larguarit për në universitet, përshtatja në martesë, prindërimi, dalja në pension, plakja, dobësimi i shëndetit dhe humbja e miqve. Abrahami dhe Sarah u zhvendosën shumë herë. Ata gjithashtu kaluan vite pa pasur fëmijë dhe stres në familje, duke përfshirë edhe sakrifikimin e Isakut. 3) Krizat ekzistenciale. Këto ndodhin kur ne përballemi me të vërteta shqetësuese për jetën tonë. Ne mund ta shohim veten tonë si të dështuar, të kapur prej divorcit apo vejërisë, mësojmë se sëmundja jonë është e pakurueshme, përjetojmë refuzim për shkak të racës, shtresës, moshës apo gjinisë ose kuptojmë se mund të jemi shumë të vjetër për të përmbushur qëllimet e jetës sonë. ‘Ndihmuesit’ e vërtetë kuptojnë, përfshihen dhe inkurajojnë. Ata i mbajnë sytë hapur dhe janë të shpejtë që të ‘japin ndihmë në kohë vuajtjeje’.