Kërkoji Perëndisë të të japë një ëndërr
30. maj e shtunë
“Në fakt Perëndia flet…në një ëndërr, në një vegim të natës” Jobi 33:14-15
Jobi, patriarku tha: “Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re: në një ëndërr, në një vegim të natës…kur dremitin në shtretërit e tyre. Atëherë ai hap veshët e njerëzve” (Jobi 33:14-16). Një ëndërr mund të jetë një mesazh i rëndësishëm prej Perëndisë ose një përgjigje e lutjes tënde. Perëndia i dha Palit një ëndërr, në të cilën një burrë nga Maqedonia iu shfaq duke i thënë: “Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo” (shiko Veprat 16:9). Dhe Pali shkoi atje dhe predikoi ungjillin. Mbretërimi i Solomonit si mbret i Izraelit fillon me këto fjalë: “Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: ‘Kërko ç'të duash dhe unë do ta jap’” (1 Mbretërve 3:5). Solomoni kërkoi për dituri të madhe dhe Perëndia i dha atij dituri, nder dhe pasuri.
A na flet ende Perëndia me anë të ëndrrave edhe sot? Po. Ai thotë: “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj” (Malakia 3:6). Fjala hebraike për ëndërr është “chalom”. Ajo ka pesë kuptime: (1) “Të lidhesh fort”. Kjo paraqet të ty të mbështjellë dhe të sigurt në dashurinë e Perëndisë. (2) “Të jesh ose të bëhesh i shëndoshë”. Në Bibël, shëndoshja ose mbushja është një pasqyrim i shëndetit, mirëqenies dhe begatisë. (3) “Një ndjesi pafuqie ose padijeje”. Kur Perëndia të jep një ëndërr, Ai po ndan me ty informacione për gjëra për të cilat je i paditur.(4) “Të jesh i pëlqyer”. Kur Perëndia të jep një ëndërr, Ai po tregon favor ndaj teje. (5) “Të ripërtërihesh”. Kur Perëndia të jep një ëndërr, Ai po punon për të rikthyer atë që ke humbur. Prandaj, kërko një ëndërr nga Perëndia.

