Lëviz ndërsa dera është e hapur
14. Maj E Martë

‘Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë’ Luka 14:18 NIV (Botimi 2011)

Jezusi tregoi historinë e një njeriu i cili planifikoi një banket dhe ftoi disa mysafirë. Dëgjo disa prej justifikimeve të tyre për të mos marrë pjesë. ‘I pari i tha: “Bleva një arë”. “Bleva pesë pendë qe”. “Mora grua e prandaj nuk mund të vij”...unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time’ (v. 24 NIV, Botimi 1984). Mbase ti mendon se je ndryshe, që ke një arsye të mirë për t’i thënë ‘jo’ Perëndisë. Por a ja vlen që ta humbësh destinacionin tënd? Kur Perëndia të flet, ai është momenti i së vërtetës! Në atë pikë ti ose merr një përkushtim ose nxjerr një justifikim. Aty dhe në atë moment ti je duke vendosur fatin tënd! Çfarë po të kërkon Perëndia që të bësh? Çfarë po të bën që të hezitosh? Frika apo dështimi? Frika e të qënit i kritikuar? Frika zakonisht vjen e veshur si një justifikim. Dhe sa herë që ti lëkundesh apo tërhiqesh mbrapsht, ti vendos një tullë tjetër në murin që përfundimisht do të të pengojë që të arrish fatin tënd të përcaktuar nga Perëndia. Autori John Mason thotë: ‘Mundësia shpesh humbet në shqyrtim’. Prandaj, nëse Perëndia po të thotë që të bësh diçka, kape Atë për dore dhe ec përpara në besim. Ti nuk mund ta kontrollosh drejtimin e erës, por me anë të hirit të Perëndisë ti mund ta përshtasësh lundrimin tënd që të të çojë atje ku ke nevojë të shkosh. Edukuesi dhe shkencëtari i madh George Washington Carver ka thënë: ‘Nëntëdhjetë përqind e dështimeve vijnë nga njerëzit që e kanë një zakon të nxjerrin justifikime’. Kujto që mundësia është një vizitor: mos supozo se ajo do të kthehet prapë nesër. Tani është koha – lëviz ndërsa dera është e hapur!