Ky është lajm i mirë
12. Shkurt E Martë

‘Aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt’ Romakëve 5:20 NIV (Botimi 2011)

Bill Wilson dhe Bob Smith, bashkë-themelues të Alkoolistëve Anonimë, vizituan një herë një avokat, i cili ishte një alkoolist i pashpresë. I kufizuar të qëndronte në shtrat për shkak të sjelljes së dhunshme, ai burrë nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër veçse të dëgjontë historitë e tyre të çlirimit prej alkoolit. Por sapo ata filluan që të flisnin për një ‘Fuqi më të Lartë’, avokati tundi kokën dhe tha: ‘Është shumë vonë për mua. Unë ende besoj në Perëndinë, por e di që Ai nuk beson më tek unë’. Sa e trishtueshme – dhe e gabuar! A je i shqetësuar se Perëndia nuk do të të pranojë për shkak të mëkateve të tua? Nuk ke pse të jesh! Pali tha: ‘Aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt’. Dhe ai duhej ta dinte, sepse përpara kthimit në besim gjatë Rrugës së tij për në Damask ai ishte ‘Mëkatari Publik Numër Një’ (1 Timoteut 1:15, MSG). Pas kësaj, Perëndia e përdori atë që të arrinte botën me anë të ungjillit (shiko Veprat 17:2). ‘Hiri’ ishte aq qëndror në mesazhin e Palit, saqë ai e përmend atë që në fillim të Letrave të tij. Kjo për shkak se ai e kuptoi, se duke u përjekur që të qëndrosh me anë të meritës tënde përpara një Perëndie të shenjtë, sa herë që ti i bën gjërat lëmsh ti ndjehesh si një dështim  - i padashur, i padenjë dhe i papranuar. Psikologët thonë se ne përpiqemi që t’i përngjajmë atij imazhi që personi më i rëndësishëm në jetën tonë ka për ne. Prandaj, a mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëse fillon ta shohësh veten ashtu si Perëndia të sheh ty? E vërteta është, që ti je fëmija i shpenguar i Tij dhe Ai të shikon ty përmes gjakut të Jezusit, i cili pastron të gjitha mëkatet e tua (shiko 1 Gjonit 1:9). Nuk ka asgjë që ti mund të bësh për ta shtyrë Perëndinë që të të dojë më shumë dhe asgjë që ta shtysh Atë të të dojë më pak! Dhe ky është lajm i mirë!