Vrasësit e ëndrrave (5)
11. Janar E Premte

‘I drejtonte sytë nga shpërblimi’ Hebrenjve 11:26 NIV (Botimi 2011)

Moisiu zbuloi se kur nuk je duke përmbushur një ëndërr të dhënë nga Zoti, një pallat mbretëror nuk do të të bëjë të lumtur. “Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, nuk pranoi të thuhet i biri i së bijës së Faraonit, duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë… sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi… sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin” (v. 24-27 NIV, Botimi 2011). Kur Zoti të jep një ëndërr, ti do të jesh i aftë që të shohësh gjëra të cilat janë të “padukshme” për të tjerët. Kjo na çon tek vrasësi tjetër i ëndrrave: mungesa e imagjinatës. Humoristi Robert Orben ka thënë: “Gjithmonë mbaj mend se ka dy lloje njerëzish në këtë botë – realistët dhe ëndërrimtarët. Realistët e dinë se ku po shkojnë. Ëndërrimtarët kanë qënë atje më përpara”. Zoti të dha dhuratën e kujtimit që të ripërsërisësh të kaluarën dhe dhuratën e imagjinatës që të shohësh të ardhmen para kohe. Moisiu “pa” token e premtuar para se ai të shkonte atje. Ajo e mbajti për 40 vite në shkretëtirë. Zoti nuk bëri gabim kur Ai të dha ty imagjinatën. Për shkak të saj ti mund të qëndrosh midis ëndrrës dhe vizionit tënd para se të ndodhë edhe kur të tjerët të dyshojnë. Kështu që nëse je një ëndërrimtar i cili ka qenë aty në imagjinatën tënde, besoji Zotit dhe vëre ëndrrën tënde në provë. Nëse vjen nga një sfond dekurajues ose nuk e konsideron veten si një person me shumë imagjinatë, mos humb shpresë. Ti mund të gjesh një ëndërr dhe ta zhvillosh atë. Zoti e ka vënë atë aftësi brënda teje!