Ekipi i sigurisë tënde hyjnore
4. Dhjetor E Mërkurë

‘Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron’ Psalmi 34:7 NKJV

Ashtu si një president apo një kryeministër janë vazhdimisht të rrethuar nga roje sigurie, ti, si një fëmijë i shpenguar i Perëndisë, je i rrethuar nga engjëjt. Ti mund të mos e shohësh ekipi e sigurisë së presidentit apo kryeministrit, por lejo që dikush të bëjë një lëvizje kërcënuese dhe rojet e trajnuara do të formojnë menjëherë një mburojë mbrojtëse rreth tyre. Dr. James McConnell, themelues i Whitewell Metropolitan Tabernacle në Belfast, Irlanda e Veriut, po predikonte gjatë konfliktit etno-nacionalist në vend, kur një drejtues paraushtarak hyri në kishë me një armë për ta vrarë atë. Pse? Sepse bashkëshortja e burrit ishte bërë një e krishterë dhe jeta e saj kishte ndryshuar aq rrënjësisht, saqë ai mezi e njihte atë. Burri bëri vetëm disa hapa në korridor, pastaj ndaloi si i vdekur ndërsa po ecte, u kthye mbrapsht dhe doli jashtë nga kisha. Çfarë kishte ndodhur? Burri, që më pas u bë i krishterë, dëshmoi se kishte parë dy engjëj të mëdhenj që qëndronin në të dyja krahët e Pastor McConnell! Kur anija e Palit u përball me një stuhi, të gjithë menduan se do të vdisnin, por Pali deklaroi: ‘Sepse këtë natë m'u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej, duke thënë: “Pal, mos druaj”...Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m'u tha’ (Veprat 27:23-25 NKJV). Sot, ti ke një ekip sigurie hyjnore që po të ruan.