Shërbesa shëruese e Jezusit
12. janar e hënë

“Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë” Hebrenjve 13:8

Jezusi, i cili njihej në Bibël si “Mjeku i Madh,” kaloi shumë kohë në shërbesën e Tij duke shëruar të sëmurët. Lexo këto Shkrime: (1) “Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull. Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhembje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte. Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas” (Mateu 4:23-25). (2) “Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to… Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t'i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë” (Mateu 9:36, 10:1).

(3) “Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenesaretit. Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët; dhe iu lutën që të mund t'i preknin të paktën cepin e rrobës së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht” (Mateu 14:34-36). (4) “Me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judeja, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t'u shëruar nga sëmundjet e veta; Por edhe ata që i mundonin frymërat e ndyrë shëroheshin. E gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse prej tij dilte një fuqi që i shëronte të gjithë” (Luka 6:17-19).

Meqë Jezus Krishti është “i njëjti dje, sot e përjetë,” kjo do të thotë se ti mund të lutesh me besim dhe siguri, duke besuar se Perëndia do të të shërojë ty dhe të afërmit e tu.