Perëndia do të kujdeset për ty
22. Tetor E Martë

‘Mos u shqetësoni...Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra’ Mateu 6:31-32 NLT

Nëse Perëndia jeton brenda teje, a nuk duhet të jetë kjo gjë e dukshme? Si mund të thuash që i beson Atij dhe më pas të shqetësohesh jashtëzakonisht për shëndetin tënd, fëmijët e tu, punën tënde dhe financat e tua? Interesimi është një gjë, por shqetësimi është një fyerje ndaj Perëndisë i cili nuk të ka zhgënjyer kurrë. Pali shkruan: ‘Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus’ (Filipianëve 4:6-7 NLT). Të lutesh ose të shqetësohesh – këto janë mundësitë. Përse Jezusi tha: ‘Mos u merakosni për të nesërmen’ (Shiko Mateu 6:34.) Sepse kur ti merakosesh, ti përpiqesh të marrësh kontroll. Dhe kur kjo ndodh, paqja fluturon jashtë dritares! Shqetësimi është njësoj si një top dëbore; ai fillon i vogël dhe ndërsa vazhdon ta rrokullisësh përpara, ai bëhet aq i madh sa mund të të groposë. Gjithçka që duhet për ta frenuar një tren në stacion që të ecë përpara është një turrë me dru, por në momentin që ai ngre shtëllungat e tymit, do të përplaset duke çarë përmes një muri të trashë. Prandaj, ndaloje trenin e shqetësimit përpara se të largohet nga stacioni! Perëndia thotë: ‘Hiri im të mjafton’ (2 Korintasve 12:9 NIV, Botimi 2011). Perëndia do të të japë vetëm atë për të cilën ke nevojë sot; Kështu do të të duhet që t’i besosh Atij për të nesërmen. Bibla na thotë se Jezusi është Bariu i Mirë, i cili ‘i thërret delet e tij me emër dhe...ecën përpara tyre’ (Gjoni 10:3-4 NLT). Sa e mrekullueshme! Ai tashmë ka shkuar para teje për të rregulluar çdo gjë. Të diturit e kësaj duhet të të ndihmojë ty për të nesërmen, duke qenë i sigurt se Perëndia do të kujdeset për ty.