Duke ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme, përmbushëse
20. Tetor E Diel

‘Është një mik që është më i lidhur se një vëlla’ Fjalët e Urta 18:24 NIV (Botimi 2011)

Për të përmbushur planin e Perëndisë për jetën tënde, ti ke nevojë të kesh marrëdhënie me njerëzit e duhur. A të  kujtohet Jonathani, i cili e donte Davidin sa ishte gati të jepte edhe jetën për të? Dhe Ruthi që e donte aq shumë vjehrrën e saj, Naomin dhe i dha asaj një arsye për të jetuar sërish? Perëndia mund të të prezantojë me njerëz të tillë dhe të të ndihmojë që të ndërtosh një marrëdhënie me ta. Mendo për këtë: Ai nuk do të kishte thënë ‘Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm’, e më pas të të kërkojë që të jetosh i vetëm në izolim (Zanafilla 2:18 NKJV). Ndonjëherë, kur je vetëm, ti je në shoqërinë më të keqe të mundshme! Por ti mund të kesh nevojë që të shërohesh përbrenda përpara se të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme dhe të bësh zgjedhje të shëndetshme. Kjo do të thotë që të mësosh të bësh dallimin midis marrëdhënieve ‘të përdorshme’ dhe ‘lidhjeve të zemrës’. Lidhjet e gjakut nuk mbajnë aq mirë sa lidhjet e zemrës. Lejoje Perëndinë që të punojë me ty dhe kur të jesh gati, ai do të sigurojë prezantimet e nevojshme. Ndërkohë, njihe Atë më mirë, sepse Ai është burimi i vetë-vlerësimit të vërtetë. Nëse marrëdhënia jote e fundit ta hoqi vetë-vlerësimin dhe të thau frymërisht, përdore këtë kohë për ta marrë veten sërish. Ti mund të mos e kesh më kurrë këtë mundësi! Fillo të duash ashtu siç Perëndia do. Ai i shikon papërsosmëritë tona, merret me refuzimin tonë dhe na do neve pavarësisht këtyre gjërave. Të dish këtë të ndihmon që të mos heqësh dorë nga një person i mirë për shkak se të ka bërë diçka të keqe. A do ta hidhje makinën tënde për shkak të një pjese të prishur? Nëse Perëndia do të të falte ty njësoj siç ti i fal të tjerët, a do të mund të qëndroje? (shiko Psalmi 130:3). Kërkoji Atij sot të të tregojë se si të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme, përmbushëse. Dhe Ai do ta bëjë!