Përpiqu. Përpiqu më fortë. Përpiqu më gjatë.
8. korrik e martë
“Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet” Galatasve 6:9
Një nga parashikuesit më të mirë të suksesit në çfarëdolloj pune është këmbëngulja. Nuk ka të bëjë vetëm se sa fortë përpiqesh; por se sa gjatë përpiqesh. Ne priremi të mbivlerësojmë se sa shumë mund të arrijmë në një kohë të shkurtër. Dhe sipas një pastori dhe autori amerikan, ne gjithashtu “nënvlerësojmë se sa shumë mund të arrijmë në një kohë të gjatë. Pse? Sepse energjia është një tregues. Sa më fortë të punosh dhe sa më gjatë të punosh, aq më shumë ja vlen.
Në një studim të kryer tek fëmijët e klasave të para në Japoni dhe Amerikë, fëmijëve ju dha një pyetje e vështirë për të zgjidhur ndërsa kërkuesit matën se për sa kohë do përpiqeshin deri sa të dorëzoheshin. Mesatarisht, fëmijët amerikanë zgjatën 9.47 minuta. Fëmijët japonezë zgjatën 13.93 minuta. Është 47 përqind diferencë. A do të hamendësosh se cilët fituan më shumë pikë në provimet e matematikës? Suksesi në çdo punë është produkt i përpjekjes së fortë dhe të gjatë. Nuk ka zëvëndësime. Nuk ka rrugë të shkurtra. Nuk ka rëndësi nëse është atletika apo akademika, muzika apo matematika [ose shërbesa]. Studim pas studimi ka treguar se duhen të paktën dhjetë vjet ose dhjetë mijë orë për t’u bërë i mirë në çfarëdolloj gjëje. Duhet të punosh fort dhe të punosh gjatë. Siç e ka thënë Malcolm Gladwell: “Dhjetë mijë orë është numri magjik I madhështisë”.
A ka ndonjë ide të Perëndisë nga e cila ti ke hequr dorë? Ndonjë pasion të dhënë nga Zoti për të cilin nuk Lufton më? Ndonjë ëndërr me përmasa hyjnore që ka zënë pluhurin e mosbindjes? Mos hiq dorë nga to. Duhet të përpiqesh. Pastaj duhet të përpiqesh më fortë. Dhe të përpiqesh më gjatë”.