A e do me të vërtetë bekimin e Perëndisë?
27. Gusht E Martë

‘Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim’ Zanafilla 32:24 KJV

Disa nga betejat e tua më të vështira në jetë do të jenë me Perëndinë. Kjo sepse në secilin prej nesh është një ‘natyrë Jakobi’ që i reziston vullnetit të Perëndisë dhe me të cilën duhet të merremi. I njëjti Perëndi që pyeti Jakobin: ‘Si e ke emrin?’ do të të pyesë ty që të indetifikohesh gjithashtu. Dhe derisa të jesh i gatshëm të bësh një vlerësim të ndershëm dhe të japësh një përgjigje të sinqertë, jeta jote nuk mund të ndryshojë për mirë. Zotit ju desh ta thyente Jakobin duke i nxjerrë legenin, gjënë prej të cilës ai varej. Jakobi mori bekimin në të njëjtën kohë kur ai filloi të çalonte. Pyete veten: ‘A e dua unë vërtet bekimin e Zotit në jetën time?’. Para se të përgjigjesh, ndalo dhe bëji vetes këto pyetje: 1) A jam i gatshëm unë të lë diçka që vërtet e dua, nëse ajo nuk është vullneti i Perëndisë për mua? 2) A e lakmoj unë atë që të tjerët kanë në vend që të pres atë që Perëndia ka për mua? 3) A vazhdoj të flas akoma për të drejtat e mia sepse nuk i jam dorëzuar plotësisht Perëndisë? 4) A i dua me të vërtet të tjerët dhe mendoj për ata fillimisht? 5) A jam duke u praktikuar në disiplinën e lutjes dhe leximit të Biblës çdo ditë? 6) A po e lejoj unë Perëndinë që të menaxhojë marëdhëniet e mia me njerëzit në vend që të promovoj veten? 7) A jam duke shprehur gëzim në mes të fatkeqësisë dhe a po i besoj Perëndisë që të prodhojë në mua karakterin e Jezusit? 8) A jam duke rrezikuar duke iu bindur Jezusit në vend që t’i dorëzohem frikës dhe të vazhdoj të luaj në një zonë të sigurt? Përgjigjia e këtyre pyetjeve jo vetëm që përcakton dishepullizimin tënd, drejtimin tënd dhe fatin tënd - por gjithashtu ato do të përcaktojnë nivelin tënd të bekimit.