Si t’i zgjidhim problemet (1)
15. Gusht E Enjte

‘Dhe populli u dëshpërua për shkak të rrugës’ Numrat 21:4

Për të arritur Tokën e Premtuar izraelitëve ju desh të shkonin përreth ‘vendit të Edomit’. Kjo e bëri udhëtimin e tyre më të gjatë dhe ‘njerëzit u dëshpëruan gjatë rrugës’. Këtu na jepet një mësim. Mënyra më e mirë për t’i shpëtuar një problemi është ta zgjidhësh atë. Mes teje dhe ‘Tokës së Premtuar’ do të ketë pengesa që ti duhet t’i zgjidhësh. Dallimi i pengesave për atë që ato janë – provat e përkohëshme të vendimit, aftësisë dhe besimit në Perëndinë – nuk do të të shërbejnë për ndonjë gjë të madhe nëse ti nuk di si t’i përballosh ato. Prandaj, le të diskutojmë zgjidhjen e problemit. Së pari, kupto që ti do të kesh gjithmonë probleme. Një student universiteti i dërgoi këtë letër mamasë së tij në përfundim të provimeve: ‘E lashë universitetin, do vij në shtëpi nesër. Përgatit babain’. Emaili që mori mbrapa ishte: ‘Babai është i përgatitur, përgatit veten tënde!’. Al Davis, i cili kishte në pronësi Oakland Raiders, një ekip futbolli Amerikan, ka thënë: ‘Një lider i madh nuk i trajton problemet si të veçantë. Ai i trajton ata si normalë. Nëse je duke punuar, prit probleme. Nëse po merresh me familjen, prit probleme. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë kjo do të ishte një surprizë e këndshme. Por nëse nuk shkon dhe nëse e ke planifikuar mirë, ti nuk duhet të acarohesh. Një problem i papritur është një problem. Një problem i papritur është një mundësi. Pali ka thënë: ‘Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në Kishën e Krishtit Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve’ (Efesianëve: 20-21)