Ji gjithmonë i sinqertë
13. Gusht E Martë

‘Mos e gënjeni njeri - tjetrin’ Kolosianëve 3:9, NLT

Përpiqu t’i përgjigjesh me sinqeritet pyetjeve të mëposhtme. Do të gënjenit për të nxjerrë veten nga një vështirësi? Për t’i bërë përshtypje dikujt? Për të shmangur përballjen me veprimet e pasojave të tua? Epo, si ka qenë rezultati? Në një studim të gjerë në SHBA njerëzve iu bë pyetja: ‘Çfarë do të bënit për 10 milion $?’. (A jeni ulur?). Njëzet e pesë përqind e tyre thanë se do të braktisnin familjen e tyre. Njëzet e tre përqind thanë se do të bëheshin prostitutë për një javë. Dhe shtatë përqind thanë se do të vrisnin një njeri të panjohur. A u trondite? Mbase po mendon që ti nuk do e bëje kurrë një gjë të tillë. Prit, mos u nxito – studimi tregoi se të krishterët ishin po aq të ngjashëm sa dhe jo të krishterët kur u pyetën nëse ata do të bënin mashtrim me taksat, të bënin si të sëmurë kur nuk ishin, të tradhëtonin shokët dhe të ulnin dikë tjetër që të dukeshin vetë më mirë. Mendoni për këtë – A ke bërë ndonjë nga këto gjëra kohët e fundit? Nëse i ke lexuar këto fjalë qetësisht dhe me ngadalë: ‘Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij, dhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shembullit të atij që e krijoi’ (v. 9-10, NLT). Kushtoji vëmendje fjalëve ‘vish njeriun e ri’. Ndershmëria është një veshje që duhet ta veshësh çdo ditë. Kështu që fillo modelo të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës; ndaj Perëndia të ndihmoftë!. Mendo të vërtetën. Përballu me të vërtetën. Duaje të vertetën. Ndiqe të vërtetën. Ec me të vërtetën. Që nga sot, ndaje mendjen që do të jesh gjithmonë i ndershëm.