I bekuar për një qëllim!
21. Tetor E Hënë

‘Pas kësaj, ata do të dalin me pasuri të mëdha’ Zanafilla 15:14 NIV, UK (Botimi 2011)

Kur bijtë e Izraelit po largoheshin nga Egjipti, Perëndia e transferoi pasurinë nga një komb tek tjetri. Dhe Ai e bëri këtë brenda natës. Kjo për shkak se populli i Tij ishte thirrur që të përmbushte qëllimet e Tij në tokë. Pas 400 vitesh (dhjetë breza) bërje tullash, shkëlqimi të tunxhit dhe larjes së dyshemeve, Perëndia në thelb tha: ‘Është dita e shpërblimit! Të gjitha ato gjëra që keni qenë duke fërkuar dhe shkëlqyer do të jenë tuajat’. Sa më e madhe vuajtja, aq më i madh bollëku! Le të jemi të qartë, Bibla na mëson se paraja nuk është ofenduese ndaj Perëndisë; keqpërdorimi i saj është! Një pastor thotë: ‘Paraja flet. Ajo i thotë tokës: “Unë mund të të zotëroj”. Ajo i thotë ndërtesave: “Unë mund të të ndërtoj”. Ajo i thotë vizionit: “Unë mund të të përmbush”. Ajo i thotë misionarit: “Unë mund të të mbështes”. Ajo i thotë varfërisë: “Unë mund të të ushqej”. Dhe ajo i thotë mundësisë: “Unë mund të të pranoj”’. Përse Faraoni i ndoqi izraelitët? Për të marrë mbrapsht pasurinë e Egjiptit. Ndalo dhe mendo për këtë! Djallit nuk i intereson se kush i merr paratë për sa kohë që ato nuk i shkojnë popullit të Perëndisë ose nuk përmbushin qëllimet e Tij. Satani dridhet nga mendimi i një brezi besimtarësh të begatë, të përkushtuar për të arritur botën me ungjillin. Dhe ai do të na mbajë të skllavëruar në padituri nëse do të mundet. ‘Por unë nuk jam një skllav’, thua ti. Po përsa i përket skllavërisë ndaj borxhit, mungesës së shpresës, frikës apo zakoneve të vjetra? Perëndia do që të të çlirojë nga çdo gjë që të pengon të përmbushësh vullnetin e Tij. Në momentin që ti do e kuptosh atë, do të fillosh të lutesh me zell dhe t’i besosh Perëndisë për burimet për ta realizuar atë.