Të përmbushësh planin e Perëndisë për jetën tënde
28. mars e enjte

“Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit” Efesianëve 5:17 MSG

Për të përmbushur planin e Perëndisë për jetën tënde, duhet të bësh këto: 1) Planifiko ditën tënde. Planifiko kohën tënde dhe qëndroji planit. Vetëm një e treta e njerëzve e bëjnë këtë. Një ekspert udhëheqjeje thotë: “Rrallë herë ndodh që unë të zgjohem në mëngjes dhe të mendoj se çfarë do të bëj gjatë ditës”. Ja pse ai është një udhëheqës – dhe një ekspert!

2) Bëj gjërat kryesore të parat. Gëte ka thënë: “Gjërat të cilat kanë më shumë rëndësi nuk duhet të jenë asnjëherë në mëshirë të gjërave që kanë më pak rëndësi” Shumica prej nesh nuk i kryejmë detyrat tona më të rëndësishme deri nga mesi i drekës. Ne përfundojmë detyra me përparësi të ulët më përpara që të kemi një ndjenjë arritjeje. Kjo nuk është e mençur. Dhe nëse e planifikon ditën tënde por nuk e ndjek planin, rezultatet e tua do të jenë njësoj si ata që nuk planifikojnë fare. Ashtu siç ka vëzhguar Dweight Eisenhower: “Të bërit gjërat kryesore të parat…shpesh herë e zvogëlon problemin më të ndërlikuar njerëzor në një sasi të menaxhueshme”.

3) Ji i përqëndruar por elastik. Prit të papriturën dhe mëso që të përshtatesh. Kushtet ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe po ashtu duhet të ndryshojnë edhe metodat e tua të kryerjes së detyrimeve.

4) Mëso të delegosh. Njerëzit priren të ndahen në dy kategori: ata që të qepen pas dhe ata që të lënë pas dore. Ata që qepen pas nuk pranojnë që të lëshojnë asgjë që ata mendojnë se është e rëndësishme, pavarësisht nëse janë njeriu i duhur për punën apo jo. Qëllimi i tyre është përsosmëria. Ata që lënë pas dore, nga ana tjetër, tregohen të shpejtë për ta lënë punën pa bërë pa e menduar shumë se sa mirë do të përfundohet puna. Qëllimi i tyre është që të largohen nga tavolina e punës sa më shpejtë. Delegimi i vërtetë kërkon të qënurit i mençur, i sigurt në vetvete dhe bujar me të tjerët. Gjithashtu do të thotë se puna bëhet mirë – dhe në fund, kjo është ajo që ti do.