Përpiqu më Pak dhe Beso më Shumë!
15. Janar E Mërkurë

‘Ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë’ Filipianëve 1:6 NIV (Botimi 2011)

Nëse do që vullneti i Perëndisë të bëhet në jetën tënde, mos i nxito gjërat. Sarah, gruaja e Abrahamit, e bëri këtë. Si rrjedhojë, lindi Ismaeli dhe kjo solli një sërë grindjesh dhe ndërlikime familjare. Kujto: ‘Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë’ (Gjoni 3:6 NIV, Botimi 2011), prandaj sigurohu që planet e tua të mbarsen prej Frymës së Perëndisë. Mos u përpiq të shpëtosh çdo gjë që bazohet tek natyra mishore. Perëndia tha: ‘Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun’ (Zanafilla 17:21 KJV). Isaku lindi si rezultat i vullnetit të Perëndisë, bërë sipas mënyrës së Perëndisë, në kohën e Perëndisë. Çdo gjë që mbarset në ty vjen prej dy burimesh: natyra mishore (mishi) ose Fryma. Prandaj, bëj kujdes! Njerëzit përpiqen që të të përfshijnë në çfarëdolloj skemash për të promovuar veten. Perëndia nuk ka nevojë për ndihmën e askujt që të të bekojë; Ai mund ta bëjë këtë Vetë! Kjo është arsyeja pse sa herë që Satani të sulmon, ti ke nevojë që t’i tregosh atij vendin tënd të lindjes frymërore dhe t’i kujtosh atij se nuk e fillove ti vetë këtë projekt dhe nuk do ta përfundosh ti atë. ‘Ai që nisi një punë të mirë në ju do ta përfundojë’. Dhe ja ku edhe një mendim tjetër. Nëse Perëndia po merret me ty në lidhje me natyrën tënde mishore, krenarinë apo ndonjë pengesë tjetër në shtegun tënd, mos rezisto, mos u arratis dhe mos ia zër Atij rrugën. Ashtu si një njeri që po mbytet përpiqet me të gjitha forcat që ta shpëtojë veten – derisa ti të ndalosh së përpjekuri, Perëndia nuk do të bëjë asgjë për ty. Prandaj, fjala për ty sot është: ‘Përpiqu më pak dhe beso më shumë!’.