Përulësia e vërtetë
14. Qershor E Premte

‘[Ai] u jep hir të përulurve’1 Pjetrit 5:5 NIV (Botimi 1984)

Ka dy lloj përulësish që përmenden në Shkrim: 1) Përulësia e rreme. Pali shkruan: ‘Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie...për shkak të mendjes së tij mishore’ (Kolosianëve 2:18 NIV, Botimi 2011). Qoftë në mënyrën se si vishesh, se si flet apo se si sillesh, çdo gjë që e tërheq vëmendjen tek ti dhe larg Krishtit nuk e kënaq Perëndinë. 2) Përulësia e vërtetë. Njerëzit që janë me të vërtetë të përulur nuk ofendohen kollaj as nuk të kthehen mbrapsht; ata kthejnë faqen tjetër. Megjithatë përulësia e tyre nuk është burracakëri, sepse përulësia e vërtetë kërkon kurajo. Ajo të shtyn që të jesh i gatshëm të pranosh një pozitë më të ulët se sa meriton, të rrish në heshtje përsa i përket meritave të tua dhe të durosh mospërfillje, fyerje dhe akuza të rreme për hir të një qëllimi më të lartë. Përulësia e vërtetë nuk të shtyn të mendosh ulët për veten tënde, por më pak për veten tënde. Pjetri i drejtohet kësaj teme me këto fjalë: ‘Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve. Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur’ (1 Pjetrit 5:5-6 NLT). Tregohet një histori për një djalë që hyri në një konkurs për të parë se kush ishte më i përuluri. Kur ai fitoi, atij iu dha një medalje – por kur e vuri atë në qafë atë e skualifikuan! Seriozisht, krenaria të skualifikon nga të shijuarit e favorit të Perëndisë. Prandaj, ti duhet t’i kujtosh vetes rregullisht: ‘Çdo gjë që jam ia detyroj Perëndisë; çdo gjë që kam vjen prej Perëndisë. Atij i qoftë lavdia!’.