Dorëzoju Perëndisë (2)
15. Mars E Premte

‘Në qoftë se dikush do të vijë pas meje...ta marrë kryqin e vet’ Mateu 16:24 CEV

Dorëzimi nuk është e njëjta gjë si pasiviteti. Vullneti i Perëndisë për jetën tënde përfshin ushtrimin e krijueshmërisë, bërjen e zgjedhjeve dhe ndërmarrjen e iniciativës. Dorëzimi nuk nënkupton të hiqesh zvarrë; ai nuk nënkupton që ti t’i pranosh rrëthanat e tyre në mënyrë fataliste. Shpesh ai nënkupton se do të të duhet të luftosh për të sfiduar status quo - në. Ai nuk nënkupton se ti ke ndaluar të përdorësh mendjen tënde, të ndalosh së bëri pyetje apo të ndalosh së menduari në mënyrë kritike. Dorëzimi nuk është një patericë për njerëzit e dobët që nuk mund ta menaxhojnë dot jetën. Në vend të kësaj, dorëzimi është pranimi me gëzim dhe në mënyrë vullnetare që ekziston një Perëndi dhe Ai nuk je ti. Qëllimet e Tij janë më të mençura dhe më të mira se sa dëshirat e tua. Jezusi nuk vjen për të ri-rreguluuar pjesën e jashtme të jetës tënde sipas mënyrës që ti dëshiron; Ai vjen për të ri-rregulluar pjesën e brendshme të jetës tënde sipas mënyrës që Perëndia dëshiron. Duke u dorëzuar, ti heq dorë prej jetës tënde. Ti pranon se nuk je më qendra e universit dhe ti vendos Perëndinë në qendër. Ti i nënshtrohesh Atij. Ti ofron bindje. Ti bën atë që Ai thotë. Jezusi ishte shumë i qartë për këtë pikë: ‘Nëse kokrra e grurit e rënë nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt’ (Gjoni 12:24 NIV, Botimi 2011). Si mund të jetosh një jetë produktive dhe të frytshme? Duke vdekur çdo ditë për veten tënde. D.L. Moody tha se bota ende se ka parë atë që Perëndia mund të bëjë me një person që është tërësisht i dorëzuar ndaj Tij. Sot, gjunjëzohu dhe lutu: ‘Zot, merrmë, tundmë, thyemë dhe më bëj atë që Ti do që unë të jem’. Kjo është një lutje që Ai do t’i përgjigjet.