Cilët janë kufijtë e tu?
12. Mars E Martë

‘Në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar...’ Filipianëve 4:12MSG

Kufijtë e prerë të bëjnë që t’ua mbyllësh derën të tjerëve dhe të jetosh i papërgatitur dhe i keq-pajisur për marrjen dhe dhënien që kërkon një marrëdhënie e shëndetshme. Kufijtë e përshkrueshëm të lënë ty të pambrojtur prej ‘përdoruesve’ që mendojnë se kanë të drejtë të të manipulojnë dhe që presin që të marrin kujdes në kurrizin tënd. Por njerëzit që kanë kufij elastikë janë kompetentë në të jetuarit e vetë jetës së tyre, gjithsesi duke pasur një interes të ekuilibruar dhe të shëndetshëm ndaj të tjerëve. Ata mund të jenë bujarë në ndarjen e kohës së tyre, dhembshurisë dhe burimeve të tyre pa u bërë super të përgjegjshëm apo të tradhëtojnë detyrën që u është dhënë prej Perëndisë për të qenë personi unik që Ai i ka bërë ata, vetëm për të kënaqur të tjerët. Ata thonë: ‘Unë mund të jem në një marrëdhëni me ty, pa hequr dorë së qeni vetvetja’. Ata nuk të lejojnë që të shkelësh kufijtë dhe ata e dinë se si të mos i shkelin të tutë. Ndryshe nga njerëzit e ashpër, ata përshtaten dhe marrin formë sipas rrethanave, pa u mbingarkuar, pa marrë pozita mbrojtjeje, pa u lënduar, pa ua hedhur fajin të tjerëve apo pa reaguar. Në situata të vështira ata bëjnë çfarë munden, qëndrojnë të fokusuar dhe marrin prej një burimi të një force të brendshme që Perëndia e siguron. Pali ishte një person i tillë: ‘Në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar...të jem...i kënaqur pavarësisht rrethanave...  Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon’ (v. 12-13 TM). Njerëzit dhe rrethanat nuk i kontrollojnë ata; ata përulen dhe lejojnë Perëndinë që të marrë drejtimin. Ata janë ndihmues, por nuk ndjehen fajtorë se nuk mund të ‘rregullojnë’ çdo njeri. Kufijtë e tyre i japin atyre mundësi që të përshtaten ndaj rrethanave. Ata praktikojnë parimin: ‘Mbani barrët e njëri-tjetrit...’ (Galatasve 6:2 NKJV), pa bërë shumë ose pa qenë përgjegjës ndaj të tjerëve.