Nuk ka asnjë zëvendësues!
13. Shkurt E Mërkurë

‘Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve’ Jakobi 4:8 NKJV

Autori Reimar Schultze shkruan: ‘Asnjë njeri nuk mund të bëhet më shumë i ngjashëm me Perëndinë, të arrijë më shumë për Perëndinë, të ketë intimitet me Perëndinë, të përdoret prej Perëndisë, derisa ai vetë të ketë mësuar që të qëndrojë shumë vetëm për vetëm me Perëndinë…dhe se imagjinon dot se në çfarë klase do ta gjesh veten. Ti nuk do të bëhesh një kopje e të krishterëve të tjerë, sepse nuk do të ketë asnjë klasë tjetër, por vetëm ti dhe Perëndia. Në kishë ti mund të thuash: “Kjo nuk është për mua mbase është për dikë tjetër”...Kjo kohë është planifikuar për të përmbushur nevojat e tua të veçanta, për të të pajisur në thirrjen tënde unike...për të të akorduar ty...për të nxjerrë jashtë prej teje marrëzinë tënde...dhe për të të dhënë formë në ngjashmëri me Të. Ai mund të fillojë me një daltë, por në fund Atij do t’i duhet vetëm letër zmerile...Jezusi tha: “Delet e mia e dëgjojnë zërin Tim...dhe ato më ndjekin” (Gjoni 10:27 NKJV). Ai nuk do të të mësojë që ta dëgjosh zërin e tij...Ai do të të tregojë se çfarë të ka penguar që ta dëgjosh atë. Ai do të të mësojë menjëherë sapo t’i dorëzohesh Atij, megjithëse ngadalë mjaftueshëm që ti të mos humbasësh asnjë mësim. Ai do të të mësojë se ç farë do të thotë të jesh në një zgjedhë me Të dhe të ecësh me ritmin e Tij dhe në kohën e Tij. Sigurisht që djalli do të të luftojë në çdo hap. Ai do të të japë justifikime të arsyeshëm dhe fetarë për të të vonuar [por ti nuk ke pse të veprosh duke u bazuar tek ato]. Rezistoji atij! Ai është një gënjeshtar dhe një mashtrues...Por ka një çmim që duhet paguar kur e lë pas dore Perëndinë. Disave fëmijët dhe nipërit u janë dhënë pas kësaj bote, kanë duruar vështirësi, zhgënjime, kriza financiare dhe ndarje martesore...jetët e disave prej nesh sillen rrotull që të shtyjnë përpara në vend që të sillen rrotull Perëndisë...Pendohu dhe fillo të bësh gjënë e duhur – nuk ke për t’u bërë pishman asnjëherë për këtë’.