Ndalo së përpjekuri!
10. Shkurt E Diel

‘Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin’ Psalmi 75:7 NLT

Nëse nuk e gjen domethënien tënde dhe vetë-vlerësimin në marrëdhënien me Perëndinë, atëherë do të tundohesh që ta kalosh jetën tënde duke promovuar vetveten. Dhe kjo do të të bëjë të pasigurt – dhe të rrezikshëm. Pse? Sepse kur të tjerët promovohen përpara teje, ti do të inatosesh; ti madje mund të përpiqesh që t’i ulësh ata poshte. Në mbretërinë e Perëndisë ti nuk e arrin suksesin vetëm, ti e merr atë prej Perëndisë. “Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin”, (KJV). Ndërkohë që vëllezërit e Davidit po përpiqeshin që të bëheshin mbreti i ardhshëm i Israelit dhe ‘të merrnin miratimin’ nga profeti Samuel, Davidi vazhdoi që të kulloste delet e tij dhe të bënte punën që Perëndia i kishte dhënë. Lejoji të tjerët që të konkurojnë dhe të krahasojë! Ti qëndro besnik në atë që Perëndia të ka dhënë të bësh – dhe kur të jetë koha e duhur, Ai do vijë të të marrë! Jezusi tha: “Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!” (Mateu 11:30 KJV). Vëre fjalën ‘e lehtë’. Kur ti përpiqesh të promovosh veten, ty të duhet të djersish, të sforcohesh dhe të luftosh, por kur i beson Perëndisë dhe i bën gjërat sipas mënyrës së Tij, ai vjen ‘lehtë’.kjo nuk do të thotë që ti nuk duhet të punosh fort apo të sakrifikosh që të mund të kesh sukses. Kjo thjesht nënkupton se ti nuk duhet të sforcohesh për ta marrë atë apo për ta mbajtur atë. Pse? Sepse kur Perëndia ‘të vë përpara një derë të hapur’ (Zbulesa 3:8 NIV, Botimi 2011), Ai është i vetmi që mund ta mbyllë atë. Dhe Ai nuk do e bëjë atë përveç rastit kur, ashtu si mbreti Saul, ti rrebelohesh, inatosesh apo refuzon që të pendohesh. Të njohurit se Perëndia ka çdo gjë në kontroll, e largon sforcimin prej shërbimit ndaj Tij. Kur ti mendon për të – ajo është e vetmja mënyrë për të jetuar.