Duke kuptuar dëshirat e tua (4)
9. Korrik E Martë

‘Merre kryqin tënd dhe më ndiq’ Marku 8:34 NIV (Botimi 2011)

Perëndia është një Perëndi dëshirë-krijues, një dëshirë-përmbushës. Zogjtë duan të fluturojnë sepse Perëndia i ka krijuar të fluturojnë. Delfinët duan të notojnë sepse Perëndia i ka krijuar ata me një instikt për të notuar. Perëndia nuk mbjell dëshira të gabuara përbrenda nesh. Kur Adami e pa për herë të parë Evën, ai zbuloi se kishte një dëshirë të fortë për të. Nga erdhi ajo dëshirë? Nga Perëndia. Perëndia në të vërtetë kënaqet ndërsa përmbush dëshirat e tua. Tani, disa prej dëshirave të tua shtrembërohen prej mëkatit dhe duhet të pastrohen dhe të riformulohen. Kësaj i referohet Jezusi kur Ai thotë: ‘Kushdo që do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë’. Ne duhet t’i themi ‘jo’ dëshirave që na pengojnë së jetuari në rrjedhën e Frymës së Perëndisë. Ne duhet të jemi gjithmonë gati për të sakrifikuar një dëshirë më të vogël për hir të të jetuarit një jetë më madhështore. Nga ana tjetër, asgjë nuk e bën një qenie njerëzore më të prekshëm nga tundimi sesa një jetë pa gëzim. Nëse Perëndia do të t’i hiqte të gjitha dëshirat ti nuk do të ishe njeri. Një pllakë guri nuk ka pse të shqetësohet për kallamishtet që rriten mbi të, por ajo gjithashtu nuk ka për të qenë kurrë një kopsht. Plani i Perëndisë është që sa herë që ne përjetojmë një dëshirë autentike – një dëshirë të vendosur prej Perëdnisë – ne arrijmë të kuptojmë më thellë se sa i mirë është Zoti ynë. Ne mësojmë se si ai na ka bërë dhe se çfarë dëshiron Ai që ne të bëjmë në jetë dhe si rrjedhojë ne e gjejmë veten duke e dashur Atë gjithnjë e më shumë. Prandaj Bibla thotë: ‘Provojeni dhe shijoni sa i mirë është Zoti; i bekuar është ai njeri që beson tek Ai’ (Psalmi 34:8 NKJV).