Përdor atë që Perëndia të ka dhënë
8. Dhjetor E Shtunë

‘Duke pasur dhunti (aftësi, talente, cilësi) që ndryshojnë sipas hirit që na është dhënë, le t’i përdorim ato’ Romakëve 12:6 AMPC

Perëndia të ka dhënë disa marrëdhënie, aftësi, përvoja dhe atribute të caktuara, që Ai dëshiron t’i përdorë për të përmbushur qëllimet e Tij. Ai përdori një konkurs bukurie për ta vendosur Esterin si Mbretëreshën e Persisë dhe për të ndaluar kështu genocidin e judenjve. Ai përdori gatishmërinë e Nehemias si kupëmbajtësi i mbretit për ta ngritur atë në pozitën e favorit mbretëror, që do të sillte rindërtimin e mureve të Jerusalemit. Ai përdori aftësinë muzikore të Davidit për t’i dhënë atij hyrje për tek mbreti i Israelit. Ai përdori burgosjen e Jozefit dhe aftësinë e tij për të interpretuar ëndrrat për të shpëtuar dy kombe nga zia e bukës. Ai përdori zellin e një vrasësi turmash të quajtur Sauli nga Tarsi për të përhapur ungjillin me anë të tre udhëtimeve misionare ndërsa shkruajti gjysmën e Dhjatës së Re. Dhe nëse Perëndia i përdori ata, Ai do të të përdorë edhe ty. Dhe Ai dëshiron ta bëjë këtë. Në fakt, Ai po i kultivon talentet brenda teje që ato t’i shërbejnë qëllimeve të mbretërisë së Tij në mënyra për të cilat ti nuk je i vetëdijshëm tani për tani. Ai mund të jetë aftësia jote atletike e dhënë prej Perëndisë ose prirja jote për muzikë që Perëndia e përdor për të të dhënë ty një platformë për t’i dhënë Atij lavdi. Ai mund të jetë krijueshmëria jote gjeniale. Ai mund të jetë thjesht etika jote e mirë e punës. S’ka rëndësi se çfarë është, por që është një dhuratë prej Perëndisë që duhet të përdoret për Perëndinë. Suksesi ëhstë të bësh më të mirën që mundesh, me atë që ke, aty ku je. Ai nuk bazohet tek rrethanat, pasuria, pushteti apo platforma. Ai nuk bazoohet tek përvoja në të shkuarën apo potenciali në të ardhmen. Suksesi është të administrosh çdo mundësi, në çdo mënyrë, çdo ditë. Prandaj sot, përdore atë që Perëndia të ka dhënë.