Është një punë e brendshme (4)
4. Dhjetor E Martë

‘Fryma na ndihmon në dobësitë tona’ Romakët 8:26 NLT

Shtyllat paralele të jetës së një besimtari duhet të jenë lutja dhe Shkrimi. Megjithëse lutja mund të jetë e thjeshtë, nuk është gjithmonë ashtu. Ne na mungon motivimi, ne shpërqëndrohemi lehtë dhe nuk jemi gjithmonë të sigurt se për çfarë të lutemi. Prandaj, duke njohur papërshtatshmëritë tona njerëzore, Zoti na “ndihmon” nëpërmjet Frymës së Tij të Shenjtë që banon brenda nesh: ‘Por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe Ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë’ (v. 26-27 NLT). Kjo do të thotë që sidoqë të ndjehesh kur lutesh, Fryma e Shenjtë bashkohet me lutjen tënde, duke i transformuar lutjet e tua më të vogla në thirrje të mëdha ndaj Zotit. Dhe kur vjen puna për shtyllën e dytë, domethënë Fjalën e Zotit, roli i Frymës së Shenjtë është njëlloj dinamik. Jezusi tha: “Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë” (Gjoni 16:13 KJV). Vëre, Fryma e Shenjtë bën tre gjëra:

1) Ai të udhërrëfen ndërsa ti studion Fjalën e Zotit dhe kërkon ta kuptosh.

2) Ai merr çfarë Zoti do të të tregojë dhe ta zbulon.

3) Ai zgjeron kuptimet e tua mbi gjëra të cilat nuk kanë ndodhur ende. Asnjë pyetje, libër i mirë, burime të bazuara tek Shkrimi dhe asnjë mësues bilbik i mirë që mund të ofrojë ndihmë nuk janë zëvëndësues kur vjen puna për të dëgjuar prej Frymës së Shenjtë dhe të dëgjosh me kujdes se çfarë ka për të të thënë Ai.