E sotmja jote është e nesërmja jote
November 10. Saturday

‘Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde’ Predikuesi 9:10 NIV (Botimi 2011)

Ajo që ti po bën tani mund të duket jo domethënëse dhe aspak shpërblyese, por ajo  mund të jetë duke të të përgatitur për diçka që Perëndia do të bëjë përmes teje në të ardhmen. Bibla thotë: ‘Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të Tij’ (Filipianëve 2:13 NKJV). Është një thënie që thotë: ‘Asgjë nuk humbet në ekonominë e Perëndisë’ dhe kjo është e vërtetë. Kur Daniel Webster filloi të punonte si një avokat, ai mori një çështje që paguhej vetëm njëzet dollarë. Çështja doli se ishte shumë e vështirë dhe për t’u përgatitur për të atij iu desh që të bënte një udhëtim në Boston, gjë që i kushtoi atij më shumë se sa njëzet dollarë.. Por ai ishte i vendosur që ta përfundonte punën dhe ta fitonte çështjen, të cilën në fund e fitoi. Vite më vonë, një kompani iu afrua atij duke i kërkuar që të ndërmerrte një çështje për të cilën ata ishin të gatshëm të paguanin tarifën më të lartë që ai mund të kishte marrë ndonjëherë.  Duke e parë çështjen, ai zbuloi se ajo ishte thuajse identike me atë që ai kishte hulumtuar dhe kishte fituar njëzet vite më parë dhe për të cilën ishte paguar vetëm njëzet dollarë. Ai e mori përsipër çështjen, dhe njësoj si më parë, verdikti ishte në favor të klientit të tij. Kur ti bën vetëm atë që ndjen se do të bësh apo që të pëlqen të bësh, ti mund të anashkalosh marrëdhënie dhe të nënvlerësosh përvoja që janë thelbësore për të ardhmen tënde. Fati yt përbëhet nga momente, përvoja dhe takime që në dukje janë të parëndësishëm. E sotmja jote është e lidhur me të ardhmen tënde, ndaj maksimizoje çdo mundësi dhe marrëdhënie që vjen në rrugën tënde. ‘Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde’.