Kujtoji vetes tënde se Perëndia është besnik
23. Janar E Mërkurë

‘Por unë mendoj se është e drejtë...t’ua sjell këto gjëra ndër mend’ 2 Pjetrit 1:13 NIV (Botimi 2011)

 Një sportist i kërcimit së larti me shtizë zbulon se sa lart mund të hidhet kur kalon shufrën e tendosur. Pas kësaj, ai e vendos qëllimin edhe më lart. Edhe Perëndia e bën këtë gjë. Ai e zgjeron besimin tënd deri në atë pikë që ty të duket si pika e thyerjes. Pastori dhe autori John Walker thotë: ‘Në një moment unë ndjeva se Perëndia po e zgjeronte besimin tim. Specifikisht, Ai më tha që të ndaloja së marri pagesën dhe të filloja të jetoja me anë të besimit. Kështu, me një siguri rrezatuese që Perëndia do të siguronte, sepse Ai më kishte thënë se do ta bënte këtë gjë, unë bëra atë që Ai më tha dhe fillova të kërkoj për sigurimin e Tij. Unë mbajta shënim çdo mënyrë përmes së cilës Perëndia u kujdes për mua dhe lista u rrit së tepërmi. Perëndia po më lëvizte nga një tentativë: “Unë shpresoj se do të ndodhë” tek siguria: “Unë e di se kjo do të ndodhë”. Megjithatë,brenda disa muajsh unë fillova të lëkundesha prej dyshimit. E humba fokusin dhe fillova të rrëmoja për mënyra që të gjeneroja të ardhura, duke besuar se ishte përgjegjësia ime që t’i bëja gjërat të ndodhnin për shkak se Perëndia mund të kishte ndërhyrë ose jo...Ti mund të jesh shumë më përpara se sa unë në të mësuarit se si t’i besosh Perëndisë; por sërish ti mund të kesh përjetuar saktësisht atë që unë po përshkruaj’. Kupto këtë: një besim që nuk mund të tundet vjen vetëm nga një besim që është tundur aq shumë, saqë tani është i sigurt, i patundur dhe i qëndrueshëm. Interesi ynë më i madh është që nevojat tona të përmbushen, por interesi më i madh i Perëndisë është që të zhvillojë besimin tonë. ‘Pa besim është e pamundur që t’i pëlqesh Perëndisë’ (Hebrenjve 11:6 NIV, Botimi 2011). Prandaj, Pjetri shkroi: ‘Prandaj nuk do të lë pas dore t'ju kujtoj vazhdimish këto gjëra, ndonëse ju i dini dhe jeni të patundur në këtë të vërtetë. Por unë mendoj se është e drejtë...t’ju mbaj zgjuar duke ua sjellë këto gjëra ndër mend’ (2 Pjetrit 1:12-13 NIV, Botimi 2011). Prandaj, vazhdo t’i kujtosh vetes se Perëndia është besnik.